Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet gjykatësja e guximshme që i hapi dyert Katicës të hetojë drejtorinë e kundërzbulimit

Zbulohet gjykatësja e guximshme që i hapi dyert Katicës të hetojë drejtorinë e kundërzbulimit

E njejta gjykatëse i kishte dhënë leje Katicës të kontrollojë apartamentin e Kosta Kërpacit por më pas u përball me shumë presione, ndërsa tash Vesna Dishovska e ka hapur derën tek institucioni i sigurisë së lartë ku ruhen sekretet vendi që këmba e huaj nuk ka shkelur më shumë se një dekadë.

Të pakta janë ato lëndë të cilat PPS ka sukses kur bëhet fjalë për bashkëpunim me gjykatën kur hetohen funksionarë të lartë shtetëroeë. Opinioni kishte pasur dyshime se gjykata penale ka qenë pengesë e hetimeve pasiqë duhej të kërkohet paraburgim kjo gjykatë e hedh poshtë.

Vesna Dimshovska është gjykatësja e cila në prill të këtij viti i nënshkruajti urdhëresën Prokurorisë speciale që të kontrollojë apartamentin e Kosta Kërpac i cili para se të bëj vetëvrasje ishte bashkëpunëtorë i PPS në rastin Fortesa, e pas kësaj gjykatësja ishte zhvendosur nga gjykatëse për krim të organizuar në krim të thjeshtë.

Ajo është e njohur për rastin Detonator kur kishte marrë kërcënime nga të akuzuarit por që ishte siguruar nga policia natë e ditë, derisa kërcënuesve ju kishte thënë se nëse ajo fluturon si zogu lënda do ngelet në gjykatë dhe dikush do e vazhdojë

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *