Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet skenari i policisë sekrete, dy të punësuar le të shkojnë në plazh në Evropë që askush mos të ketë qasje në sistem?

Zbulohet skenari i policisë sekrete, dy të punësuar le të shkojnë në plazh në Evropë që askush mos të ketë qasje në sistem?

Zbulohet skenari perfekt i policisë sekrete maqedonase për të penguar punën e Prokurores Speciale. Udhëheqësia e policisë sekrete maqedonase e njohur si DSK ka vendosur që dy personat të cilët kanë të vetmit qasje në sistemin e përgjimeve, të largohen nga Maqedonia me të vetmin qëllim që askush përveç tyre nuk është i autorizuar që të ketë qasje deri tek sistemet për përgjim.

Për këtë çështje ka folur edhe zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristevska e cila e ka konfirmuar lajmin se DSK e ka njoftuar PSP-në se të vetmit dy persona të cilët janë të autorizuar nuk gjenden në Maqedoni.

Mirëpo Prokurorja Ristevska ka thënë se përmes një bisede gojore me drejtuesit e policisë sekrete, kanë marrë premtim se këta dy persona do të kthehen shumë shpejtë në Maqedoni dhe do ti sigurojnë informacionet e duhura të cilët gjenden nën hetim të PSP-së.

“Janë vetëm dy persona të cilët kanë qasje deri tek sistemet për përgjim në DSK. Këta dy persona kanë qasje në këtë sistem. Ne kemi komunikuar me drejtuesit e DSK-së dhe kemi kërkuar që këta dy persona të kthehen në Maqedoni. Nga ata kemi marrur premtim se kjo do të ndodh”, ka deklaruar Ristevska, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *