Home / Kryesoret / Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Andonov për vizitë pune në SPB-Tetovë – VIDEO

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Andonov për vizitë pune në SPB-Tetovë – VIDEO

Zëvendësministri plotësues Oliver Andonov sot e ka vizituar Sektorin për punë të brendshme Tetovë ku realizoi takim pune me shefin Nevair Shabani dhe drejtuesit e tjerë në Sektor, raporton Televizioni Koha.

Sipas Andonovit vizita është aktivitet i planifikuar dhe i rregullt dhe, siç tha nuk është dashur të anulohet edhe krahas ngjarjeve të mbrëmshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Konsiderova se aktivitetet e rregullta dhe të planifikuara nuk duhet të anulohen sepse aktiviete dhe ngjarje të këtilla ad-hok nuk duhet ta çrregullojnë funksionimin normal të MPB-së edhe krahas dëshirës së dikujt që ta bëjë këtë”, tha Andonov, transmeton Televizioni Koha.

Lidhur me vizitën zyrtare në SPB Tetovë, Andonov theksoi se ka pasur për qëllim që të njoftohet me gjendjen në rajonin e SPB Tetovë, me problemet me të cilat përballet Sektori dhe aktivitetet që i ndërmerr. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *