Home / Kryesoret / Zgjedhja e gjykatësit nga Maqedonia në GJEDNJ në sesionin vjeshtor të APKE-së

Zgjedhja e gjykatësit nga Maqedonia në GJEDNJ në sesionin vjeshtor të APKE-së

Zgjedhja e gjykatësit nga Republika  Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDNJ) është një ndër pikat e sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentre të Këshillit të Evropës (APKE), që fillon sot në Strasburg dhe do të zgjasë deri më 14 tetor, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Komisioni për zgjedhje të gjykatësve pranë APKE-së, paraprakisht i shqyrtoi kandidaturat e të tre kandidatëve të parashtruar nga Republika e Maqedonisë. Në takimin e javës së kaluar më 29 dhe 30 shtator në Paris pati bisedime me të gjithë kandidatët, pas çka me shumicë të ngushtë të votave përparësi i dha Natasha Gaber-Damjanovska, para Jovan Ilievski.

Kandidati i tretë, Zvonimir Jankullovski, nuk hyn sipas dokumentit në fazën e fundit të votimit.

Votimi për gjykatësit është i fshehtë dhe rrethi i parë fillon të martën në mëngjes, rrethi i dytë i mundshëm është paraparë për të mërkurën.

Në  Komisionin i cili i shqyrton kandidaturat nuk pati deputetë nga Maqedonia.

Para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës do të flasin Fransoa Oland, president i Republikës së Francës, Frank-Valter Shtajnmajer, ministri federal i Punëve të Jashtme i Gjermanië, Mevlut Çaushogllu, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë dhe Jurgen Ligi, ministër i Punëve të Jashtme i Estonisë, i cili do t’i prezantojë aktivitetet e Komitetit të ministrave me të cilin për momentin kryeson Estonia.

Ardhja e Fransoa Olandit në Strasburg pritet me vëmendje, duke pasur parasysh raportet e ashpërsuara të Perëndimit me Rusinë lidhur me gjetjen e zgjidhjes për luftën në Siri, pasi që Parisi dhe Moska u përplasën në Këshillin e Sigurimit të KB-së me rezolutat e veta dhe takimit të ardhshëm, momentalisht të paqartë ndërmjet Vlladimir Putin dhe Fransoa Oland në Paris javën e ardhshme. Fjalimi i presidentit francez para APKE-s në të cilin janë paraqitur parlamentet nacionale të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, gjithashtu, është me rëndësi në raport me krizën aktuale evropiane dhe “dekonstruksionin” e Bashkimit Evropian.

Në debatin nga ngjarjet rrjedhëse është gjendja në Turqi në kontekst të tentimit për grusht shtet, me ç’rast pritet edhe paraqitja e shefit të diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, përndryshme ish-kryetar i APKE-së. Në sesionin vjeshtor, gjithashtu, pritet debat për pasojat politike nga konflikti në Ukrainë dhe për medikamente juridike kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të kryera në territorin ukrainas tani jashtë kontrollit të autoriteteve ukrainase.

Tomas Bah, kryetari i Komitetit ndërkombëtar olimpik (KNO) do të flasë në Asamble në kontekst të debatit për sport për të gjithë. Deputetët, gjithashtu, do t’i shqyrtojnë edhe raportet për të drejtat e fëmijëve lidhur me shtatzanisë surogat, mësimet nga rasti “Panam pejpërs” me qëllim që të sigurohet drejtësi sociale dhe fiskale, si dhe pë bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Torbjorn Jagland, sekrtar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, do të duhet të përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

Sot, APKE do ta ndajë çmimin për të drejta të njeriut, Vaclav Havel 2016, në mesin e tre kandidatëve janë: Gordana Igriq, gazetare serbe e cila aktivisht i mbron të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit, Instituti ndërkombëtar për të drejta të njeriut – Fondacioni Rene Kasan, i cili prej vitit 1969 punon për promovimin e të drejtave të njeriut dhe paqes, përmes edukimit dhe hulumtimit dhe Nadja Murad, një grua e re, e cila arriti të ikë nga  krimet e Shtetit islamik nga Iraku Verior dhe që e tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për fatin e komunitetit jezid.

Në margjina të sesionit, si pjesë e nismës kundër terrorizmit: #NiHaineNiPeur disa komisione të APKE-së do të organizojnë debat në të cilin do të marrin pjesë Antoan Leris dhe Luçiana Milani – bashkëshortja dhe vajza e të cilit humbën jetën gjatë sulmit në Bataklan në Paris – Dejvid Anderson, ekspert i pavarur për ligje anti-terroriste. Kjo nismë, e cila filloi në qershor të këtij viti, ka për qëllim t’i mobilizojë të gjithë faktorët në shoqëri në mënyrë që të luftojnë kundër dukurisë së urrejtjes dhe frikës nga kërcëniemt terroriste.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *