Home / Kryesoret / Zhbogar: Fushata e drejtë dhe zgjedhjet kredibile në dhjetor, kyçe për zgjidhjen e krizës

Zhbogar: Fushata e drejtë dhe zgjedhjet kredibile në dhjetor, kyçe për zgjidhjen e krizës

Fushata e drejtë dhe zgjedhjet kredibile në dhjetor janë hapi kyç drejt zgjidhjes së krizës politike në vend, porositi sot shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar në konferencën “Metoda të avancuara për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore”.

“Kjo krizë u shkaktoi goditje serioze jo vetëm sistemit politik,l por edhe vetë themeleve të sundimit të së drejtës dhe rendit demokratik dhe e paralizoi vendin tashmë tejet gjatë”, tha Zhbogar.

Ai theksoi se zgjedhjet e dhjetorit do të jenë test për përgjegjësinë, test për pjekurinë, për liderët e saj, për institucionet e saja, për nëpunësit publik, për mediumet dhe nënvizoi, për qytetarët.

Shfaqi shpresë se, siç tha, do të keni sukses që vendin tuaj të mund ta ktheni në rugën eurointegruese ku takon drejt reformave të rëndësishme dhe drejt prosperitetit.

Zhbogar potencoi se partitë politike luajnë rol kyç në demokracitë dhe e realizojnë vullnetin e qytetarëve.

“Unë jam optimist dhe do të doja të konkludoj se me të vërtetë besoj se me angazhim të fuqishëm politik dhe përpjekje nga të gjithë faktorët relevantë, shoqëria civile dhe qytetarët, problemet do të zgjidhen dhe kriza do të përfundojë”, porositi euroambasadori Zhbogar në konferencën që është pjesë e Tuining projektit “Mbështetje për preventivë efikase dhe luftë kundër korrupsionit” financuar nga BE-ja

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *