Home / Lajme / Botë / Zjarr në një banesë në Itali, plagosen 7 shqiptarë

Zjarr në një banesë në Itali, plagosen 7 shqiptarë

Shtatë persona, mes tyre edhe fëmijë, janë shtruar në spitalin e Rimini në Itali, pasi u hodhën nga kati i dytë i një pallati, i cili u përfshi nga zjarri.

Flakët e zjarrit mësohet se u përhapën në një banesë ku jetonte një familje shqiptare gjatë mëngjesit të sotëm, ku për shkak të përhapjes së tyre edhe nga shkallët, zgjidhja e vetme ishte hedhja nga pallati.

Të plagosurit janë dy prindërit, katër fëmijë dhe një xhaxha i të vegjëlve. Nëna 31- vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeç, u dërguan për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara.

Ndërkohë siç raportohet, kryefamiljari 40- vjeçar dhe dy fëmijët me moshë 8 dhe 4 vjeçe, si dhe një vogëlush vetëm 3 muajsh, kanë marrë dëmtime të shkallës së mesme. Ndërkohë vëllai i kryefamiljarit me moshë 30- vjeçare, ka pësuar dëmtime të lehta. Fqinjët në tentativë për t’i ndihmuar, kishin vendosur në tokë disa dyshekë dhe të lehtësuar hedhjen.

Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi hyrja e apartamentit rezulton e sforcuar. Gjithsesi policia italiane po heton për të hedhur më shumë dritë lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *