Home / Lajme / 2 Nëntori, Dita Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve

2 Nëntori, Dita Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve

Gjatë dekadës së kaluar, më shumë se 700 gazetarë janë vrarë duke raportuar lajmet dhe informacionet për publikun, thuhet në njoftimin zyrtar të Kombeve të Bashkuara me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Është shqetësues fakti se vetëm një në dhjetë raste të krimeve kundër punëtorëve të medias në dekadën e kaluar janë ndëshkuar.

“Ky mosndëshkim trimëron kryesit e krimeve dhe në të njëjtën kohë ka një efekt frenues mbi shoqërinë, duke përfshirë vet gazetarët”, deklarohet nga OKB.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e Sesionit të 68-të në vitin 2013, e cila përcakton 2 nëntorin si “Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *