Home / Lajme / Kronika e zezë / 21 vjeçarja nga fshati i Rekës së poshtme, Skudrinje vdes nga helmimi me monoksid karboni

21 vjeçarja nga fshati i Rekës së poshtme, Skudrinje vdes nga helmimi me monoksid karboni

reanimacion

– Një vajzë njëzet e njëvjeçare ka humbur jetën, ndërsa motra e saj më e madhe (22) po mjekohet në klinikat e Shkupit pasi që janë helmuar me monoksid karboni në hapësirën në të cilën kanë fjetur në fshatin e Rekës së poshtme, Skudrinje. Sipas informatave fillestare të policisë, ngjarja është paraqitur dje, pas çka ekipi i krim policisë ka dalë në terren dhe ka kryer ekspertizë.

Dy motrat, kanë fjetur në hapësirën ndihmëse të shtëpisë familjare, e cila është ngrohur me stufë me dru. Për prindërit ka qenë e dyshimtë që vajzat nuk ishin zgjuar ende dhe kanë hyrë në hapësirën, por ato kanë qenë pa vetëdije. Shumë shpejt u është ofruar ndihma në shtëpinë e shëndetit në Rostushë, e prej atje janë dërguar në Gostivar, por rrugës, vajza më e vogël, E.M. ka humbur jetën. Jetën e R.M. mjekët kanë arritur ta shpëtojnë.

Si ka ardhur deri te helmimi dhe cilat janë shkaqet e ngjarjes tragjike, do të konstatohet me hetimin të cilin e zhvillon prokurori publik nga prokuroria e Gostivarit.

Nga shkaqe ende të panjohura ka ardhur deri te helmimi me gaz helmues, sipas të gjitha gjasave monoksid karbon.670px-user-completed-image-clean-fireplace-or-woodstove-glass-2014-01-02-15-11-26-1

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *