Home / Shëndeti / 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë sa zgjoheni në mëngjes

5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë sa zgjoheni në mëngjes

Shpesh mëngjesi dikton ecurinë e gjithë ditës. Nëse zgjoheni vonë në mëngjes dhe bëni çdo gjë “me vrap” për të kapur autobusin, për të mbërritur në kohë në punë apo shkollë etj, ju do të jeni më pak produktiv dhe më pak energjik gjatë gjithë ditës.

Në të kundërt, nëse mëngjesi nis me zgjimin herët dhe qetë, ju do të keni një një ditë më të frytshme.

Ja gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë sa zgjoheni në mëngjes:

Mos fikni alarmin e orës: sipas ekspertëve, disa minuta “gjumë” pas alarmit do t’ju bëjnë të ndiheni më dembelë dhe më të lodhur.

Mos kontrolloni e-mailet, sms-të etj: është joshës fakti që duhet të kontrolloni e-mailet apo rrjetet sociale menjëherë sapo zgjoheni, por ky veprim, thjesht do t’ju vonojë për ta nisur siç duhet ditën.

Mos pini kafe: studimet kanë treguar se midis orës 8:00 dhe 9:00, trupi ynë prodhon sasi të mëdha kortizoli, hormon i cili rregullon nivelin e energjisë në trup. Pirja e kafes para orës 9:30 do të reduktojë prodhimin e kortizolit në nivelin e duhur.

Mos e lini dhomën e çrregullt: kur jeni me nxitim, rrëmuja në dhomë është thuajse e pashmangshme. Zgjohuni 5 minuta më parë për ta lënë krevatin dhe dhomën në rregull siç duhet. Ju do ta falenderoni veten më vonë, kur të ktheheni në shtëpi të lodhur pas punës.

Mos u zgjoni nëse s’ka dalë akoma dielli: ora e brendshme e trupit e bën dallimin midis dritës dhe errësirës. Zgjimi në errësirë e bën trupin dhe trurin të ndihet më i lodhur. Burimi: David Wolfe

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *