Home / Shëndeti / 5 shenjat kryesore të kancerit tek femrat

5 shenjat kryesore të kancerit tek femrat

Shpeshherë femrat nuk u kushtojnë rëndësi shenjave të para të kancerit të cilat megjithatë nuk duhet injoruar asnjë rast.

Shume femra, fatkeqësisht, kancerin e zbulojnë vetëm në fazat e mëvonshme pikërisht duke mos u kushtuar rëndësi simptomave të para, transmeton Indeksonline.

Këto janë 5 simptomat e para të kancerit tek femrat që nuk duhet ti injoroni:

1. Nishane të reja ose ndryshimi i nishaneve të vjetra  Nishanet llogariten si shenjat e para të kancerit. Femrat me nishane janë për 13 për qind më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit, se sa ato që nuk kanë të tilla.

2. Fyti i ngjirur dhe kollë e vazhdueshme  Kanceri metastatik, kanceri i cili është përhapur nga gjiri në mushkëri, të çon në zë të ngjirur dhe kollë të vazhdueshme. Statistikat tregojnë se kanceri i gjirit përhapet në mushkëri në rreth 60-70 tek pacientët me kancer.

3. Çrregullim në zorrë / Lëvizja në fshikëz Ndryshimet hormonale janë mjaft të zakonshme tek pacientët e kancerit, e cila çon në tharje e uretrës. Për më shumë, kjo mund të çojë në rrjedhje të urinës gjatë kollitjes, teshtitjes ose qeshjes si dhe të nevojës urgjente për të urinuar dhe urinim i cili zgjat më shumë se zakonisht.

4. Lodhje e papritur  Shumica e pacienteve me kancer përjetojnë lodhje, të cilat shpesh ndodhin pas pushimit të mirë gjatë natës. Në fakt, kjo lloj lodhje nuk ka të bëjë me mungesën e gjumit,  ajo shkaktohet nga çekuilibri kimik në trup dhe jo nga lodhja fizike apo privimi nga gjumi.

5. Dhimbje e papritur e shpinës  Dhimbja e shpinës është shumë e zakonshme dhe mund të jetë një shenjë e kushteve të ndryshme, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit. Pacientët e kancerit të gjirit zakonisht përjetojnë presion mbi shpinë dhe brinjë, si dhe dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës. Ndonjëherë, ato mund të ndjejnë se dhimbja vjen nga kockat, të cilat mund të tregojnë se kanceri i gjirit është përhapur nëpër kocka.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *