Home / Lajme / Kronika e zezë / Rrëzimi i avionit me futbollistë/ Dalin hipotezat e para, ka shumë të mbijetuar

Rrëzimi i avionit me futbollistë/ Dalin hipotezat e para, ka shumë të mbijetuar

Një avion me ekipin brazilian Chapecoense u rrëzua në Kolumbi, 50 kilometra nga Medellin. Në avion udhëtonin 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Përditësimet e fundit:

08:12- Futbollisti i skuadrës Alan Ruschel është dërguar në spital i plagosur nga aksidenti dhe është nën kujdesin e mjekëve.
08:20- Siç është raportuar nga shefi i zjarrfikësve në Kolumbi ka shumë të mbijetuar nga avioni i rrëzuar. “Ka shumë të mbijetuar, nuk e dimë numrin e saktë të tyre, por është i madh”, është shprehur ai për Telemedelin.

08:28- Danilor, portieri i Chapecoense, i ka mbijetuar këtij aksidenti, teksa ka kontaktuar me familjarët. Kjo është konfirmuar nga Nelson Carmona, kryetari i komunës në La Ceja.

08:40- Në bordin e avionit të rrëzuar kanë qenë edhe 21 gazetarë për të ndjekur ekipin

08:52- Hipoteza e parë e ngritur nga rrëzimi i avioni nga kontrolli i kullës, tregon se ka pasur disa probleme elektrike në bord. Por sipas “Telemedellin” mund të ketë ndodhur dhe nga mungesa e karburantit.

Pamjet para nisjes së avionit

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *