Home / Lajme / Botë / 73 të vdekur dhe 110 të plagosur ,shpërthen cisterna

73 të vdekur dhe 110 të plagosur ,shpërthen cisterna

Të paktën 73 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 110 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një cisterne karburanti.

Tragjedia ka ndodhur në Mozambikun perëndimor, transmetojnë mediet ndërkombëtare.

Disa nga viktimat janë përpjekur të hidhen pranë lumit lokal, ndërsa vendi i shpërthimit është mbushur me dhjetra gjymtyrë njerëzish pas shpërthimit të tmerrshëm.

Autoritetet raportojnë se është ende duke u hetuar për shkaqet e shpërthimit i cili ndodhi ditën e enjte pranë kufirit me Malavinë në fshatin Caphiridzange.

Mendohet se shoferi i cisternës ishte duke u përpjekur t’u shiste karburantfshatarëve, shkruan “BBC”, ndërsa të tjerë mendojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë rrufe apo zjarr aty pranë.

Të tjerë thonë se automjeti që transportonte karburant ishte rrëzuar të mërkurën pasdite dhe se fshatarët po mbyteshin nga karburanti kur shpërtheu të enjten.

Ndërkohë, qeveria ka shprehur keqardhjen per humbjen e jetëve të vktimave, dhe se po punon për zbardhjen e tragjedisë.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *