Home / Kryesoret / Ahmeti Rezolutë deri tek Parlamenti i Maqedonisë dhe ai Evropian për gjenocidin ndaj shqiptarëve prej vitit 1913-1946

Ahmeti Rezolutë deri tek Parlamenti i Maqedonisë dhe ai Evropian për gjenocidin ndaj shqiptarëve prej vitit 1913-1946

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot paralajmëroi iniciativë për institucionalizimin e gjenocidit shtetëror ndaj shqiptarëve prej 1913 deri 1946 nëpërmjet incimit të Rezolutës deri te Parlamenti i Maqedonisë dhe ai evropian.

Këtë deklaratë Ahmeti e bëri të ditur në Sopot të Kumanovës ku realizoi takim me banorët e asaj ane.

Kohë më parë në një bunar në oborrin e Ali Ahmetit u gjetën eshtra të cilave thuhet se u takojnë 40 burrave të të vrarë nga serbët në luftën e parë Ballkanike të vitit 1913.

Ish kryetari i komunës së Zajazit, Musliu Musliu madje bëri të ditur se ekipet hetuese kanë filluar procedurën hetimore bashkë me prokurorin dhe se pritet të dalin me të dhëna konkrete.

Madje, sipas të dhënave paraparake besohet se tek eshtrat e zbuluar është vërejtur edhe djegie e trupave të cilat pasi janë vrarë janë hedhur në pus.

Një varrezë masive kohë më parë u zbulua gjithashtu afër Kërçovës, në një shpellë afër vendit të quajtur Dardhë, ku një ekip ekspertësh zbuloi më shumë kafka dhe mbetje mortore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *