Home / Lajme / Maqedoni / Aleanca për Shqiptarët me akuza të ashpra ndaj KSHZ-së: Ju na keni bllokuar spotet publicitare

Aleanca për Shqiptarët me akuza të ashpra ndaj KSHZ-së: Ju na keni bllokuar spotet publicitare

Përfaqësuesit e ”Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela bartës në njësinë e 6 zgjedhore si dhe Zulfi Adili që është bartës në njësinë e parë zgjedhore e kanë bllokuar Komisionin Shtetëror Zgjedhorë duke protestuar kundër këti institucione sepse KSHZ i ka ndaluar që të reklamojnë spotet publicitare nëpër media.

Sipas Kryetarit të LR-PDSH-së, kjo është një diskriminim i pastër që i bëhet këti koalicioni. Ai thotë se me urdhër të KSHZ-së dhe Agjencisë për media kanë qenë të ndaluara të plasohen spotet publicitare të Aleancës për Shqiptarët me arsyetimin se janë parti jashtë parlamentare, por Sela kujton që gjatë fushatës zgjedhore një parti jashtëparlamentare është prezente në emdia përmes spoteve publicitare edhe pse është opozitare.

“Në kundërshtim me ligjin dhe me parime të dyfishta, ata kanë bllokuar vetëm “Aleancën për Shqiptarët” që të jenë të pranishëm në media. Respektivisht ne kemi mediaplan me një media që të publikojmë spotet tona publicitare. Por, me urdhër të drejtpërdrejtë të KSHZ-së dhe Agjencisë për media është ndaluar që “Aleanca për shqiptarët” të ketë qasje te qytetarët me arsyetimin se qenkemi parti jashtëparlamentare. Ndërkohë, siç i keni ndjekur mediumet, ka një parti jashtëparlamentare që është shumë prezente në media përmes spoteve publicitare dhe është opozitare”, deklaroi Ziadin Sela.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *