Home / Lajme / Maqedoni / Analistët :Personat me aftësi të kufizuara nuk janë atraktiv për partitë politike sepse nuk u sjellin vota

Analistët :Personat me aftësi të kufizuara nuk janë atraktiv për partitë politike sepse nuk u sjellin vota

Personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni nuk kanë mbështetje sociale për integimin e plotë të tyre në shoqëri me atë që diskriminimi ndaj kësaj kategorie fillon nga arsimimi si pasojë e më shumë stereotipeve që ka shoqëria ndaj personave me invaliditet tupor.

Partitë politike të cilat gjenden në pushtet kanë përgjegjësi të madhe që tju përmirësojnë kushtet këtyre personave të cilët çdo ditë po përballen me vështirësi të mëdha dhe diskriminim shoqërore. Kështu vlerësojnë disa nga analistët për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

Ata thonë se është evident fakti se kjo kategori njerëzish mungojnë në shumë institucione shtetërore dhe thuaj se janë të padukshëm sepse partitë politike krejtësisht orientohen tek grupet më të mëdha që u sjellin vota dhe jo tek kjo kategori e njerëzve.

Analisti politik, Xhelal Neziri vlerson se deri më tani asnjëra parti nuk ka mbajtur llogari për personat me nevoja të posaçme. Ai thotë se asnjë parti nuk ka shpalos deri më tani ndonjë ofertë apo ndonjë projekt konkret se si do të përkujdesen për këtë kategori të njerëzve, dhe në çfar mënyre do ti punësoj ato.

“Është dëshpërues fakti se partitë politike nuk mbajnë llogari për personat me nevoja të posaçme. Asnjë parti nuk ka shpalosur ndonjë ofertë apo projekt se si do të kujdeset për këtë kategori njerëzish, si do t’i punësojë ato, çfarë ligjesh do të ndryshojë që kompanitë të punësojnë këto njerëz, si do t’i detyrojë institucionet të krijojnë kushte që personat e hendikepuar të lëvizin pa pengesa. Ka një sërë problemesh që duhet zgjidhur por që çuditërisht nuk ofrohet zgjidhje”, ka deklaruar Neziri duke shtuar se partitë më shumë orientohen tek grupet që u sjellin më shumë vota dhe për këtë shkak njerëzit me të meta janë lënë krejtësisht anash nga platformat e tyre dhe kjo është dëshpëruese.

“Fatkeqësisht, partitë ofertën e orientojnë kah grupet më të mëdha që sjellin më shumë vota dhe në këtë kontekst njerëzit me të meta janë krejtësisht të lënë pas dore. Aktualisht, pjesa më e madhe e komunave dhe institucioneve nuk kanë bile asnjë të punësuar me të meta. Është dëshpërues ky trajtim i njerëzve që kanë më shumë nevojë se të tjerët. Nga ofertat shihet se kjo gjendje e mjerueshme do të vazhdojë edhe në periudhën që vjen, fatkeqësisht”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Xhelal Neziri.

Nga ana tjetër, politologu Mevlud Islami është në një vij me analistin Xhelal Neziri. Islami thotë se programet e partive politike në përgjithësi bazohen në ato pjesë të shoqërisë ku edhe presin më shumë vota. Ai shprehet se kjo neglizhenc e partive politike ndaj kësaj kategorie është e patolerueshme dhe e zbeh edhe aktivitetet tjera që bëjnë në të mirë të shoqërisë nëse këtë kategori nuk e afirmojnë që sado pak edhe këta njerëz ta shijojnë jetën.

“Programet e partive politike në Maqedoni në përgjithësi bazohen më shumë në ato segmente shoqërore ku edhe presin me shume vota. Anashkalimi i ndihmës të personave me aftësi të kufizuara nga platforma e partive politike në vend është e patolerueshme dhe nënçmuese për këtë kategori njerëzish. Nga pikëpamja etike dhe njerëzore angazhimi i personave të tillë në sferat shoqërore është mëse e domosdoshme, duke ju mundësuar që sadopak të shijojnë jetën. Zgjidhja më e mirë do të ishte diskriminimi pozitiv i rregulluar me ligj dhe i implementuar në praktikë gjithashtu. Problemet e shumta të qytetarëve zbehin neglizhencën ndaj kësaj kategorie njerëzish, por ato medoemos duhet të jenë në mbrojtje të institucioneve shtetërore”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Ndryshe, edhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se organet shtetërore pos që duhet të njohin të drejtën e edukumit ndaj personave me aftësi të kufizuara duhet njëherit të sigurojnë edhe kushte për ta realizuar këtë të drejtë në bazë të mundësive të barabarta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *