Home / Kuriozitete / Apartamenti luksoz i presidentit të ri amerikan: Shikoni çfarë jete bëjnë Donald dhe Melania Trump

Apartamenti luksoz i presidentit të ri amerikan: Shikoni çfarë jete bëjnë Donald dhe Melania Trump

E vendosur në katet e fundit të kullës së tij 68-katëshe Trump Tower, ky është apartamenti luksoz i Donald dhe Melania Trump.

Çifti shpenzon kohën më të madhe pikërisht në këto hapësira të florinjta.

I projektuar për t’i ngjarë pallatit të Versajes, hapësira e ndërtuar në tre kate, të le pafjalë që në hyrje. Dera me ar dhe diamante, ndërsa në brendësi gjen plot hapësira ku floriri 24 karat nuk është kursyer.

Luksi i tepruar vihet re që nga vazot e deri tek ambazhuret, tavanet e pikturua dhe muret me mermer.

Ajo që do i kishin zili të gjithë këtij apartamenti është pamja e pashoqe nga dritaret e mëdha ku duket Centeral Park. Sipas ekspertëve të pasurive të luajtshme, luksi i shfrenuar i Donald dhe Melania Trump mund të shitet deri në 100 milionë.

Ndërsa kjo është shtëpia private, ku Donald dhe Melania kalojnë kohën e lirë në fundjavat e tyre.

Trump e bleu këtë pronë në vitin 1985 për ta transformuar atë 10 vite më pas në këtë oazë floriri.

Shtëpia numëron 58 dhoma gjumi, 33 banjo, 12 dhoma me oxhak dhe 3 vendstrehime atomike. Vlera e kësaj prone llogaritet deri në 250 milionë dollarë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *