Home / Showbiz / Asmira Abazi nga Tetova e vetmja dizajnere pjesëmarëse shqiptare në (fashion week)

Asmira Abazi nga Tetova e vetmja dizajnere pjesëmarëse shqiptare në (fashion week)

Me datë 01.11.2016 me rastin e javës së modës që tani më është kthyer në një traditë në Shkup, u prezantua edhe sfilata e kursisteve të modës KARIERA PLUS nën udheheqjen e mentores së njohur Irina Tosheva u prezantuan 5 dizajnerët e rinj me kreacionet e tyre ndër ta edhe ASMIRA ABAZI nga Tetova e cila ishte edhe e vetmja pjesëmarëse shqiptare. Dizajnerja Asmira Abazi e cila është edhe një juriste e diplomuar por që nuk e gjeti veten në këtë sferë filloi te meret me persosjen e zanatit të nënës së saj e cila njëherit është një robaqepse e kahmotshme dhe shumë E sukseshme znj. Qanije Abazi. Synimi I saj është që këtë artizanat ta kthej edhe në një biznes familjar duke bërë dhe përgaditjet e fundit për hapjen e një atelje të modes e cila së shpejti dhe do të ketë dhe hapjen solemne për të cilën I është nevojitur shumë mund dhe punë. Lidhur me kreacionet ajo theksoi se koncepti kryesor rreth stilit dhe materialit ishin të vendosura fillimisht nga I tërë grupi ku më pas secili ka realizuar idet e veta por duke mos u larguar nga koncepti kryesor. Motoja e sfilatës së saj ishte Fuerte e Valiente (e forte dhe e guximshme) që ua dedikoi grave të prekura nga sëmundjet e kancerit të cila përkrah Dhimbjes së tyre ata nuk mposhten dhe vazhdojn të kujdesen për dukjen e tyre gjë që I bën ata edhe më të  forta thekson Asmire Abazi për Televizionin Koha

14915037_1248761231858847_463051916_n14937860_1248761061858864_1430139405_n14937870_1248761055192198_1140754057_n 14937900_1248760845192219_29108814_n14958529_1248761008525536_315810284_n14958802_1248761095192194_1136024517_n14962446_1248761025192201_437035825_n14963057_1248760945192209_1763441410_n

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *