Home / Lajme / Maqedoni / BFI i përgjigjet akuzave të Menduh Thaçit

BFI i përgjigjet akuzave të Menduh Thaçit

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PDSH-së, MenduhThaçI, i cili publikisht ka akuzuar drejtëpërdrejtë këtë bashkësi fetare në emisionin special të Tv Dukagjinit.

”Nuk do t’i japim askujt shkas që ta keqpërdor çfarëdo lloj reagimi të BFI-së për qëllime të kampanjes. BFI eshte apolitike dhe ashtu do të jetë. Ashtu siç u kemi berë thirrje të punësuarve në BFI që të mos përzihen institucionalisht në fushatë, ashtu i ftojmë edhe liderët e partive politike që nëse e kanë patur për qëllim, të heqin dorë dhe të mos e përziejnë BFI-në në fushatën e tyre zgjedhore.” Agron Vojnika, zëdhënës i BFI-së.

Menduh Thaçi më herët ka deklaruar se PDSH ka bërë gabime duke u përpjkur për të rregulluar Bashkësinë e Fesë Islame ka vendosur një kriminel, hajdut në krye të BFI-së.

”PDSH-ja ka bo edhe gabime. Duke tentuar të rregullojmë Bashkësinë e Fesë Islame, ne vendosëm një kryekriminel, një kryehajdut për kryetar të BFI-së. E them dhe publikish, më fal. Trysnia ishte shumë e madhe e bashkësisë ndërkombëtarë kinse janë futur ekstremist në BFI dhe ne vepruam. Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame. Nuk e ka gjatë edhe ai, sigurisht do të ndryshohet prej asaj pozite dhe atij posti.” Deklaroi Thaci./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *