Home / Kuriozitete / Çfarë tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj?

Çfarë tregon forma e fytyrës për personalitetin tuaj?

Sipas ekspertit të leximit të fytyrës, Jean Haner, forma e fytyrës zbulon shumë gjëra në lidhje me personalitetin e një njeriu.

Disa njerëz kanë përzierje të formave, ama tek shumica prej tyre tiparet dallohen qartë. Ja se çfarë thotë eksperti Jean Haner, për personalitetin tuaj bazuar në formën e fytyrës.

Fytyrë drejtkëndore:

Kjo lloj fytyre është katrore në pjesën e ballit dhe mjekrës. Njerëzit me këtë formë fytyre vlerësojnë shumë arsyen dhe janë mendimtarë të mirë, saqë shpesh herë i mendojnë gjërat më tepër se duhet.

Zakonisht janë mjaft të programuar dhe nuk para flasin për ndjenjat e tyre. Ata zakonisht bëjnë stërvitje fizike , sepse duan të çlirojnë tensionin e brendshëm që iu vjen nga të menduarit së tepërmi.
Fytyrë e rrumbullakët:

Një fytyrë e rrumbullakët është e karakterizuar me ballë të gjerë dhe është e mbushur tek pjesa e mollëzave. Njerëzit me këtë lloj fytyre zakonisht janë shumë të dashur dhe bëjnë për të tjerët, duke i vënë të tjerët para vetes.

Ana negative e tyre është se vendosin të tjerët para vetes dhe nuk marrin atë që kanë nevojë në një marrëdhënie. Ky lloj mentaliteti mund të tërheqë njerëzit narcist, të dashuruar me veten. Mund të ndryshoni duke mos vendosur të tjerët gjithmonë para vetes.

Fytyrë në formë diamanti:

Kjo formë është më e gjerë në mes dhe me majë në pjesën e ballit dhe mjekrës. Zakonisht u përkasin njerëzve të cilëve u pëlqen kontrolli dhe i kërkojnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Ata janë gjithashtu të fiksuar pas detajeve dhe si rrjedhojë, bëjnë punë shumë cilësore. Gjithashtu janë shumë të saktë në gjërat që thonë dhe të aftë në komunikim. Por, nëse u hyn në rreze, këta mund të jenë shumë therës në ato që thonë.
Fytyrë ovale:

Një fytyrë ovale karakterizohet nga nofulla më të holla se mollëzat. Njerëzit me këtë lloj fytyre dinë gjithmonë të thonë gjënë e duhur, prandaj të bëjnë të ndihesh e mirëseardhur dhe e qetë.
Ndonjëherë ata janë shumë të fokusuar të thonë gjënë e duhur.
Fytyrë katrore:

Kjo lloj fytyre zakonisht ka ballë të gjerë dhe nofulla po aq të gjera. Njerëzit me këtë formë fytyre janë zakonisht shumë të fortë, që marrin përsipër projekte të mëdha pasi kanë një bazë shumë të qëndrueshme brenda vetes.
Fytyrë në formë zemre:

Kjo lloj fytyre karakterizohet nga balli i gjerë dhe mjekra shumë e vogël. Njerëzit me fytyrë në formë zemre janë njerëz me një forcë të brendshme të pashterrshme, por ndonjëherë mund të jenë shumë kokëfortë sepse shquhen për vullnet dhe këmbëngulje.

Forca e tyre nuk buron nga qëndrueshmëria, por nga fuqia e brendshme që i karakterizon. Mund të ushtrojnë shumë presion mbi ju për të bërë gjërat që ata mendojnë se duhet të bëni, sepse nëse e kanë një qëllim, ai duhet përmbushur me çdo kusht. Gjithashtu kanë intuit shumë të fortë, ndaj e dinë gjithmonë se çfarë lëvizjesh duhet të bëjnë. Nga ana tjetër, janë edhe shumë krijues.
Fytyrë trekëndore:

Kjo lloj fytyre është më e ngushtë tek pjesa e ballit dhe mjekra është më e gjerë. Njerëzve me këtë formë u pëlqen të marrin përgjegjësi dhe të kenë kontroll. Sa më të ngushtë ta kenë ballin në krahasim me nofullën, aq më tepër u pëlqen atyre pushteti. Ndaj, zakonisht janë shumë të suksesshëm.

Gjithashtu lexo

Mos kaloni kurrë pranë varrezave natën, e tmerrshme ajo çfarë i ndodhi këtij çifti (Foto)

Një çifti nga Britania iu duk ide e mirë që të bënin një shëtitje ende …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *