Home / Lajme / Dalja e parë pas humbjes/ Hillary Clinton bën një rrëfim befasues

Dalja e parë pas humbjes/ Hillary Clinton bën një rrëfim befasues

Me një fjalim emocionues, duke shfaqur hapur zhgënjimin dhe dhimbjen, u shfaq në daljen e parë publike që pas humbjes përballë Trump në garën për presidentin e SHBA, Hillary Clinton.

“Nuk është e lehtë të jem këtu, javën e shkuar mendova të mos dilja më nga shtëpia”- tha fillimisht ajo.

Kandidatja demokrate më tej tha se donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos dilte më kurrë. Deklaratën e bëri në një fjalim gjatë një aktiviteti bamirësie për fëmijët, ku ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

“Tani do ta pranoj që të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

“Ajo që doja të bëja gjatë gjithë javës së shkuar ishte të ulesha në shtëpi e të lexoja ndonjë libër, të nxirrja qentë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”- shtoj më tej ajo.

E veshur me blu, ajo e bëri thirrjen e saj për të pranishmit.

“Mos u dorëzoni kurrë”. “E di që së fundi shumë njerëz kanë menduar nëse Amerika është vendi që ne të gjithë mendonim, por ju lutem dëgjoni çfarë ju them, ia vlen të besosh te Amerika. Na takon të gjithëve të punojmë për ta bërë me të fortë e më të drejtë dhe ende, kemi nevojë për ju, Amerika ka nevojë për energjinë tuaj, ambicien tuaj dhe talentin tuaj. Ne do t’ja dalim”-tha ajo.

Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillaryt dhe e shoqëroi me duartrokitje gjatë një fjalimi emocionues./

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *