Home / Lajme / Botë / Dashurinë e vërtetë ua tregon ky çift kinezësh: Kujdeset 56 vjet për gruan e paralizuar

Dashurinë e vërtetë ua tregon ky çift kinezësh: Kujdeset 56 vjet për gruan e paralizuar

Ky burrë besnik ka kaluar 56 vjet duke u kujdesur për gruan e tij të paralizuar, Zhou Yu’ai dhe vazhdon ta dojë atë pa kushte. Historia e këtij fermeri kinez të quajtur Du Yanfa na bën të besojmë se dashuria e vërtetë e ekziston pa asnjë hije dyshimi.

Du dhe Zhou u martuan në vitin 1959, por vetëm 5 muaj pas dasmës së tyre, ata pësuan një goditje mizore. Zhou në moshën 20 vjeçare u prek nga një sëmundje misterioze dhe mbeti krejtësisht e paralizuar. Ajo humb të gjithë ndjesitë në trupin e saj, duke mos mundur të mbante më asgjë në duar. Po ashtu ajo kishte humbur aftësinë për tu riprodhuar.
Shumë nga miqtë e Du i sugjeruan të anulonte martesën e tij dhe të fillonte një jetë të re, por burri i dashur nuk pranoi. Ai i tha gruas: Mos u shqetëso, unë do të kujdesem gjithmonë për ju dhe e mbajti fjalën.
Përkushtimi i këtij burri, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fqinjëve, të cilët i ndihmojnë ata me nevojat ditore.

Çdo ditë ai e pastron, e ushqen dhe madje shpreson që një ditë ajo të shërohet. Ndoshta kjo është dashuria e vërtetë!

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *