Home / Lajme / Maqedoni / Dënime të reja nga Komisioni Ad-hock ndaj Tv Sitel dhe Alfa

Dënime të reja nga Komisioni Ad-hock ndaj Tv Sitel dhe Alfa

Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit të mediumeve në seancën e sotme me tre vota “për” ka sjellë vendim për nisjen e procedurave kundër televizioneve “Nova” dhe “Alfa”, për kundërvajtje në bazë të nenit 75 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, transmeton Zhurnal.

Me tre votat e njëjta ”kundër” Komisioni ka hedhur propozimet për nisjen e procedurave për kundërvajtje ndaj televizionit “Telma” dhe “24 vesti”, për të njëjtin nen të ligjit prej të cilit kërkohet raportim i drejtë, i balancuar dhe korrekt  gjatë periudhës parazgjedhore.

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni ka sjellë vendim për nisjen e procedurës edhe kundër televizionit “Sitel”, ndërsa ishte refuzuar edhe procedura kundër televizionit “Alsat”, të dyja në bazë të nenit 75, paragrafi 1.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *