Home / Lajme / Maqedoni / Derë më derë të prezantojmë platformën më të mirë të Rilindjes me BESË

Derë më derë të prezantojmë platformën më të mirë të Rilindjes me BESË

Në vigjilje të fillimit të nesërm të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për deputetë të 11 dhjetorit, të gjithë koalicionet dhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet, sot nënshkruajtën Kod me të cilin u zotuan për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Sot, në KSHZ kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar: “Ju bëjë thirrje të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes BESA, që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të tregojnë maturi, e të promovojnë vlera politike në frymë të re siç është BESA gjatë këtij procesi zgjedhor. Njëkohësisht ftoj aktivistët e Rilindjes me BESË që të shkojmë derë më derë, për të prezantuar platfrmonë tonë – që është më e mira për shqiptarët e Maqedonisë në tërësi”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *