Home / Shëndeti / Deri më tani keni ngrënë gabim mëngjesin, drekën e darkën

Deri më tani keni ngrënë gabim mëngjesin, drekën e darkën

Të ushqyerit tri herë gjatë ditës, është përditshmëri e shumë njerëzve në mbarë botën. Por, tani disa ekspertë paralajmërojnë se mëngjesi, dreka dhe darka mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Në fakt, nuk ka ende asnjë dëshmi se të hash tri herë në ditë është e dobishme për energjinë trupore, raporton “Mother Jones”. Por, evitimi i ushqimit dhe agjërimi mund të jenë më të mira për shëndetin. Historiani Abigail Carroll, në librin e tij të ri “Three Squares: The Invention of the American Meal”, thotë se njerëzit në kohën e kaluar kanë praktikuar të ushqyerit sipas sezoneve, duke përfshirë edhe agjërimin. Për shembull, mëngjesi konsiderohet si shujta kryesore e ditës kryesisht për shkak të fushatave të reklamave të drithërave, pretendon ajo.

Në fakt në vitin 2014 një studim nga Universiteti i Bath, ka nxjerrë se pavarësisht se një person han apo nuk han mëngjes, ka zero efekt në të gjitha kaloritë që konsumon gjatë ditës.Ata që kanë ngrënë mëngjes kanë djegur më shumë kalori se sa ata që e kanë evituar atë, por këta kanë djegur më shumë kalori vonë gjatë ditës, duke kuptuar se djegia e kalorive ishte e njëjtë.Edhe studimi i Universitetit të Alabama, është i ngjashëm dhe të gjeturat e tij tregojnë se të ngrënit mëngjes apo jo, nuk bën dallim në humbjen e peshës.Edhe vitin e kaluar MailOnline ka raportuar për një hulumtim të publikuar në gazetën Cell Metabolism, i cilli gjeti se të ngrënit pas çdo tetë orëve nuk mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Për shembull ata që kana ngrënë mes orës 9 am dhe 5 pm – ishin të shëndetshëm dhe të ngjajshëm me ata që konsumojnë gjatë gjithë ditës. Si një person që ha tri herë apo gjashtë herë në ditë nuk bën dallim nëse shikojmë kaloritë në përgjithësi, krejt kjo sipas një studimi të publikuar në vitin 2010 në gazetën “Nutrition”.

Hulumtuesit kanë gjetur dallim mes hormoneve dhe peshës të dy grupeve. Vitin e kaluar, Universiteti Warwick, nuk ka gjetur dallim në mes gruas që ka ngrënë dy herë në ditë dhe tjetrës që kishte ngrënë pesë herë në ditë.

Dhe hulumtimi më i ri, sugjeron që agjërimi mund të jetë më i shëndetshëm. Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka publikuar një studim, i cili thotë se të agjërosh dy apo katër ditë në çdo gjashtë muaj forcon trupin të përdorë rezervat dhe i largon qelizat e vjetra. Kjo më pas sipas ekspertëve i ofron mbrojtje organizimit ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Ja sesi të detoksifikoni të gjithë trupin përmes këmbëve tuaja!

Kjo është një metodë e lashtë kineze që do t’ju ndihmojë të detoksifikoni të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *