Home / Lajme / Deri në mesnatë duhet të dorëzohen listat deri te KSHZ-ja

Deri në mesnatë duhet të dorëzohen listat deri te KSHZ-ja

Shkup, 11 nëntor – Në mesnatë partitë politike dhe kandidatët e pavarur do të duhet t’i dorëzojnë listat për kandidatë për deputetë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), transmeton Zhurnal.

Sonte në mesnatë skadon afati për paraqitje, ndërsa deri atëherë do të zgjatë edhe qasja në listën zgjedhore.

Nga partitë më të mëdha, LSDM dhe PDSH, BDI veç më kanë publikuar se cilët kuadro do të jenë bartës të listave për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Pritet që VMRO-DPMNE-ja t’i shpallë listat.

Nga KSHZ-ja thonë se pasi që partitë t’i dorëzojnë listat, Komisioni ka afat prej 48 orësh t’i shqyrtojë. Nëse diçka nuk është në rregull me emrat e listave dhe duhet të përmirësohen ose të plotësohen, ato iu kthehen partive, të cilat kanë edhe 48 orë që të reagojnë dhe t’i kthejnë të përmirësuara.

KSHZ-ja do ta përmbyll edhe listën zgjedhore që dedikohet njësisë së 7 zgjedhore, gjegjësisht të diasporës.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *