Home / Lajme / Maqedoni / Dhimbje veshkash? Ja shenjat që tregojnë se në to keni gurë

Dhimbje veshkash? Ja shenjat që tregojnë se në to keni gurë

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Gurët në veshka ngujohen në traktin urinar të cilët shkaktojnë dhimbje serioze. Nganjëherë njerëzit i injorojnë simptomat që tregojnë se gurët janë formuar në veshka.

Disa prej shenjave më të zakonshme që tregojnë se mund të keni gurë në veshka përfshin dhimbje gjatë urinimit, ndryshim i ngjyrës së urinës, urinim i shpeshtë, dhimbje në fund të barkut, urinim në sasi më të vogla por më shpesh, dhimbje abdominale ose në shpinë, simptoma të ngjashme me gripin, gjak gjatë urinimit dhe infeksione në traktin urinar.

Rekomandime për pacientet me gurë në veshka

Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara dhe kripërat.
Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
Yndyrnat duhet të jene vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
Lëvizni sa më shumë të mundeni.
Një herë në tre muaj bëni ECHO.
Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.
Bëni banja me ujë të ngrohtë.
Mos pini alkool dhe duhan.

Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *