Home / Lajme / Do votohet edhe në Abu Dabi, Bern kryeson me votues

Do votohet edhe në Abu Dabi, Bern kryeson me votues

Më shumë se 20.500 shtetas të Maqedonisë që jetojnë në diasporë do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit njofton Zhurnal derisa numri më i madh i të lajmëruarve është nga Bern e Zvicrës, Venecia të Italisë ndërkohë që KSHZ për herë të parë pritet të hap vendvotim edhe në Abu Dabi të Emirateve të Bahskuara Arabe.

Sipas KSHZ për votim në Bern janë paraqitur mbi 4 mijë shtetas derisa në Venecia mbi 3 mijë. Vendvotime do të hapen në shumë vende përfshirë këtu edhe Detroitin, Nju Jork, Melburn, Romë.

Për vendet shtesë do të formohen komisione të tjera shtesë, kryetar dhe zv.kryetar në këto vendvotime do jenë të punësuar në ambasada derisa të tjerët do jenë anëtarë të propozuar nga partitë politike, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *