Home / Kuriozitete / Eksperimenti social me të pastrehun e uritur që ka prekur gjithë botën!

Eksperimenti social me të pastrehun e uritur që ka prekur gjithë botën!

Kur përdoruesi i YouTube, Johal, pa një të pastrehë duke fjetur në një stol parku, provoi të bënte një eksperiment social.

Vendosi fshehtaz ca para në çantën e tij, i bindur se gjithçka do shkonte sipas parashikimit. Nuk e mendoi asnjëherë fundin e ‘lojës’.
Pasi zgjohet nga gjumi, burri i pastrehë sheh paratë dhe nisi të hedh sytë përreth zonës ku po qëndronte, për të mësuar se kush mund t’i kishte vendosur!
Mendimi i parë ishte se mund të kishin ardhur nga dikush që donte ta ndihmonte, megjithatë, mblodhi gjërat e tij dhe lëvizi nga vendi. Johal që po ndiqte eksperimentin e tij, e ndoqi dhe e filmoi.

Burri hyri në një dyqan dhe pas disa minutash doli me disa qese për t’u kthyer te stoli I tij. Johal iu ul pranë dhe sajoi një bisedë telefonike duke i thënë bashkëfolësit të stisur se e bija ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për një trajtim mjekësor, mirëpo ai nuk kishte para ta mbulonte shërbimin!

Burri që sapo kishte blerë gjërat që i nevojiteshin më shumë, i morri qeset, u largua, dhe pas disa minutash u kthye pa to. Kishte marrë paratë mbrapsh për t’ia dhuruar Johalit.
“Nga ajo që kuptova, ty të duhen më tepër se mua! Kujdesu për vajzën tënde”, i tha ai. Megjithëse kishte kaluar më shumë se një ditë nga hera e fundit që ishte ushqyer, i pastrehu nuk u mendua fare të vepronte siç veproi. Eksperimenti ka prekur miliona njerëz nëpër botë që e kanë lexuar këtë histori në rrjetet sociale.

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *