Home / Lajme / Rajon / Ekzekutimi i parukieres/ I ati: Shteti ta gozhdojë!

Ekzekutimi i parukieres/ I ati: Shteti ta gozhdojë!

Babai i parukieres që u vra nga Alfred Nikolli, ka kërkuar që familja të vrasë vetë djalin e tyre, ose në të kundërt shteti të veprojë. 68 vjeçari Preng Doda, ka thënë se autori meriton dënim me vdekje dhe se nuk është fare dakord me burgim të përjetshëm.

 Në një intervistë te dhene në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ai ka treguar sesi e mori vesh ngjarjen dhe takimin e fundit me të bijën para se të mbyllte sytë përjetë.

-Kur e mësuan të vërtetën?

“Tani e mora vesh në televizion se nuk e kam hapur në shtëpi”.

-Policia nuk u ka ardhur?

“Mua më kanë ardhur vetëm media juaj”.

-Alfred Nikolli 31 vjeç…

“Nuk e njoh. Vetëm si surrat tani”.

-Sa kishte martuar Etleva?

“Ka 8 vjet”.

-Si është njohur me burrin?

“Ka qenë në shkollë. Më ka pyetur për dhëndrin dhe i thashë do pyes. Pyeta dhe më thanë nuk biem gjë. Vendosa të mos ia prish. E pyeta a e ke me gjithë mend me Bardhokun? Po me tha. Ata janë njohur vetë”.

-Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?

“Jo, nuk ka pasur asgjë”.

-Djali 3­ vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?

“E kuptoi, po i thoshte gruas sime, ça ka ndodhur tate”

Emri i autorit të thotë gjë?

“Asgjë”.

-Çfare prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?

“Vetë krimin ta dënojnë ato vetë”

-Nëse ato nuk duan?

“Unë kam qejf të dëgjoj se çfarë thotë ai. Më vështirë se e kam unë, nuk e ka ai”

-Nëse ata do trokasin në derën tënde?

“Atëherë do të ndryshojë”

-Do ti pranoje?

“Jo, nuk i pranoj

-Po të kishin ardhur në varrim?

“Nëse do vrasin vetë djalin, ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet, mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin”.

-Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje

“Ta bëj, nuk më duhet gjë”

-Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?

“Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ja bëjnë atij”. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *