Home / Lajme / Ekziston një mundësi që Hillary Clinton të zgjidhet presidente e SHBA në vend të Trump?

Ekziston një mundësi që Hillary Clinton të zgjidhet presidente e SHBA në vend të Trump?

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore. Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, edhe pse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

 Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin. Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale, shkruan Syri.net.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale.

Madje, për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”. Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *