Home / Lajme / Familja ime sakrifikoi për PPD, ndërsa tani unë për LSDM-në

Familja ime sakrifikoi për PPD, ndërsa tani unë për LSDM-në

Në një intervistë për “tesheshi”, znj. Gjylymsere Kasapi sqaron praninë e saj në partinë më të madhe opozitare maqedonase si dhe kandidimin për deputete nga rradhët e LSDM-së njofton Zhurnal e që gjatë rrëfimit të saj thekson se ka qenë shumë aktive në partinë më të madhe shqiptare PPD, sipas saj në vitin 1992 ka qenë nismëtare për themelimin e Lidhjes së gruas shqiptare.

“Deri sot, nuk kam bartur asnjë post politik dhe shtetëror. Me plotë përgjegjësi them se jam dëshmuar gjatë gjithë viteve të kaluara të demokracisë së brishtë në Maqedoni: me vet faktin që jam kumbare e Partisë së parë shqiptare (PPD) në Maqedoni, e cila u themelua me ndihmën dhe sakrificën e familjes dhe miqve të mij në fillim të vitit 1990, isha kryetare e shoqatës së gruas në kuadër të kësaj partie, që më vonë në nëntor të vitit 1992 të jem nismëtare për themelimin e Lidhjes së Gruas Shqiptare, bashkë me 15 shoqe të mia nga Tetova. Kam qenë ndër iniciatoret kryesore për themelimin e Universitetit të Tetovës, me idenë shumë fisnike që të rinjtë dhe të rejat shqiptare të arsimohen në gjuhën e tyre amtare”, tregon në intervistën e saj znj. Kasapi e cila më pas tregon se ka qenë shumë e shqetësuar për pozitën politike e shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni.

Kam qenë e kyqur në themelimin e Lobit të Grave të Maqedonisë, si dhe në shumë aktivitete tjera me karakter politik dhe shoqëror. E gjithë kjo histori dëshmon shqetësimin tim të kahershëm për pozitën politike dhe shoqërore në Maqedoni; gjë që reflekton ngritjen e vetëdijes sime mbi stereotipet ballkanike dhe mendoj se është koha e fundit kur partitë politike duhet të përqafojnë konceptin e organizimit qytetar në të gjitha fushat e jetës në vend”, ka thënë në intervistën e dhënë për “tesheshi”, Gjylymsere Kasapi.

Por pas shuarjes së aktiviteteve të saja në këto parti që ka qenë kështu duke përshkuar gati të gjitha nga PPD, PDSH, DR dhe BDI a mund të besohet se znj. Kasapi do të ketë sukses në rregullimin e pozitës politike dhe shoqërore të shqiptarëve por këtë herë në një parti maqedonase pra në LSDM ku dhe është bërë pjesë e listave të tyre për deputet?

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *