Home / Lajme / FBI mbyll hetimet për e-mailet e Hillary-t: Ajo është e pafajshme!

FBI mbyll hetimet për e-mailet e Hillary-t: Ajo është e pafajshme!

FBI nuk ka gjetur prova të krimeve në hulumtimin e fundit që i ka bërë e-maileve të kandidates për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, drejtori i Byrosë Federale (FDI) James Comey ka deklaruar se kjo agjenci i ka dhënë fund hetimeve për Hillary Clinton pasi nuk janë gjetur prova të krimeve në hulumtimin e fundit që i ka bërë e-maileve të kandidates për Presidente të SHBA-së.

Disa muaj më parë, FBI kishte deklaruar Clinton ishte e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit ndërsa çështja u rihap përsëri disa javë më parë kur u gjetën “prova” të reja në e-mail.

“Duke u bazuar në hulumtimet tona, nuk kemi ndryshuar asgjë në konkluzionet që kemi shprehur në korrik”, ka thënë Comey në letrën dërguar Kongresit, vetëm 1 ditë para zgjedhjeve presidenciale të cilat do të mbahen të martën.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *