Home / Lajme / Maqedoni / Federalizimi, iluzion përmes së cilës Gruevski kërkon shpëtim

Federalizimi, iluzion përmes së cilës Gruevski kërkon shpëtim

Regjionalizimi,kantonizimi dhe federalizimi . Në këto tri fjalë mbështet fushata parazgjedhore e VMRO-DPMNE-së, duke e akuzuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, gjoja se ai dëshiron të ndryshojë Kushtetutën dhe karakterin unitar të shtetit. Burime nga partia që para një muaji  dekaratat e Zaev për DW i kanë konsideruar si “dhuratë e madhe”, për partinë në pushtet dhe se fushata zgjedhore do të bazohet pikërisht në “shpëtimin e Maqedonisë prej federalizimit”, shkruan DW, transmeton Zhurnal

Fushata e VMRO-DPMNE-së për të “shpëtuar vendin nga federalizimi” ka  kaluar vijën e kuqe dhe mund ta vë vendin në lojra të rrezikshme që mund të jenë në dëmtim të  paqes, të mardhënieve ndëretnike dhe të sigurisë së vendit “, paralajmërojnë analistët.

Sipas Xhelal Neziri, gazetar hulumtues dhe analist, VMRO-DPMNE dhe BDI duan të imponojnë çështjet etnike si prioritet në agjendën publike, për të defokusuar vëmendjen e përkrahësve të tyre nga përmbajtja e aferave që janë publikuar nga opozita.

Duke paraqitur komunitetin tjetër etnik si një rrezik për shtetin dhe kombin, ata duan të nxisin frikë dhe kanë nevojë për mbrojtje kundër këtij llojë rreziku ilozionar. Në një mjedis të tillë, të dy palët janë pjesë e qeverisë që nga 2008, duke shpresuar edhe në ndonjë fitore të rradhës. Në të njëjtën kohë, duke provokuar ndjenjat etnike midis votuesve, dhe frikën ndaj kombit tjetër, këto dy parti po përpiqen të minojnë strategjinë e LSDM-së për të fituar vota në mesin e shqiptarëve”, tha Neziri

Me përhapjen e frikës në mesin e qytetarëve qëllimi është që të demonizohet oferta e LSDM-së që po ofron një zgjidhje, jo vetëm per komunitetin maqedonasë por këtu edhe për etnitë e tjera, ne këtë rast shqiptarët.

BDI si dhe partitë e tjera te blloku shqiptarë frikohen se mos vallë partia e Zaevit mundë që të jetë një rrezik potencial për votuesit shqiptarë. VMRO-DPMNE  prap nuk dëshiron që partia opozitare të ketë një kontigjent votash më tepër, që mund të sjell kjo parti të korr fitore në zgjedhje.

Ka shumë pika ku  interesat e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së kryqëzohen, andaj edhe nuk është e çuditshme se këto dy parti udhëheqin kampanjë të njejtë zgjedhore, e bazuar kryesisht ne kerkesa etnocentrike, thekson Neziri

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *