Home / Showbiz / Fejohet Ricky Martin, ja kush është i fejuari arab

Fejohet Ricky Martin, ja kush është i fejuari arab

Ricky Martin ka njoftuar edhe zyrtarisht se është fejuar me artistin arab Jwan Yosef.

Këngëtari puertorikan, i cili u shfaq si homoseksual në vitin 2010, tregoi me krenari unazën në programin e mëngjesit të emisionit të Ellen DeGeneres.

Fituesi i çmimit Grammy tha se kishte rënë në dashuri me 32-vjeçarin e lindur në Siri, të cilin e njohu një viti më parë përmes pikturave të tij konceptuale.

“Pashë artin e tij dhe u çmenda pasi më pëlqen shumë ajo që bën ai. Shumë origjinale. Më pas e kontaktova,” u shpreh Ricky për Ellen.

Martin tha se ishte nervoz kur i propozoi Jwan. Në fillim i deklaroi se kishte diçka për të dhe nuk e pyeti “a do të martohesh me mua?”. Më pas Yosef i tha” Po. Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës me ty”.

 

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *