Home / Lajme / Maqedoni / Filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor

Filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor

Në mesnatë zyrtarisht ka startuar fushata e partive dhe koalicioneve, të cilat do të marrin  pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Fushata zgjedhore do të zgjatë 20 ditë dhe dio të përfundojë më 9 dhjetor në mesnatë.

Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista të kandidatëve.

Aktivitetet zgjedhore zyrtarisht partitë i fillojnë sonte edhe atë  Bashkimi Demokratik për Integrim në Likovë, PDSH, në Srtudeniçan, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të ketë miting në Ohër, Koalicioni i kryesuar nga LSDM do të ketë tubim në Prilep…

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet e dhjetorit janë regjistruar gjithsej 1.784.524 qytetarë me të drejtë vote. Në Njësinë e parë zgjedhore në LZ janë regjistruar 297.813, në të Dytën 308.091, në të Tretën njësi zgjedhore 282.727  votues, në të Katërtën 285.477 votues, në të Pestën 296.223  votues dhe në të Gjashtën njësi zgjedhore 314.193 votues. Njëra nga risitë e këtyre zgjedhjeve është që LZ krahas emrave të votuesve do të përmbajë edhe fotografi të tyre.

Për votim në diasporë KSHZ i pranoi paraqitjet e gjithsej 20.629 shtetasve të Maqedonisë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zbatohen në 41 vendvotime në njësinë e shtatë zgjedhore. Më shumë të paraqitur ka në Bern 4.256, në Veneci, 2.724, në Detroit, 1.170, në Nju-Jork, 1.168, në Melburn 1.112 dhe në Romë 1.078 votues. Në Bern do të hapen tre vendvotime shtesë, derisa në Veneci dy. Më shumë të paraqitur kanë në Madrid 10, Pekin 13 dhe në Varshavë 14.

Njësia e Parë Zgjedhore i përfshin komunat Çair, Aerodrom, Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan.

Në Njësinë e Dytë Zgjedhore janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, një pjesë e komunës Çair, Çuçer sandevë, Haraçinë, Butel, gazi Babë, Kumanovë, Likovë dhe Nagorniçan i Vjetër.

Në Njësinë e Tretë Zgjedhore do të votojnë banorët e Shtipit, Çashkës, ‘eshinovë-Obleshevë, Berovë, Dellçevë, Gradsko, Ilinden, Karbinci, Koçanë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Petrovec, Probishtip, Rankovc, Nagorniçan i Vjetër, Sveti Nikollë, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovc.

Njësia e Katërt Zgjedhore i përfshin Manastirin, Bogdancin, Bosilovën, Demir Kapinë, Dojranin, Gjevgjelinë, Kavadarin, Konçen, Krivogashtanin, Mogilën, Negotinën, Novacin, Novo Sellën, Prilepin, Radovishin, Rosomanin, Strumicën, Vallandovën dhe Vasilevën.

Një pjesë e banorëve të komunës së Manastirit do të votojnë në NJësinë e Pestë Zgjedhore ku gjithashtu janë komunat Qendër Zhupë, Dibër, Debarc, Demir Hisar, Dollnen, Lërçovë, Kribogashtan, Krushevë, Ohër, Pllasnicë, Resnjë, Strugë dhe Vevçan.

Më shumë votues në Listën Zgjedhore janë regjistruar në Kumanovë në Njësinë e Dytë Zgjedhore – 89.802, ndërsa më pak në Vevçan në Njësinë e Pestë Zgjedhore – 2.070.

Nën numrin rendor një në fletëvotim është Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nën numrin rendor dy është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tre është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe numrin rendor katër e tërhoqi Koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Nën numrin pesë në fletëvotim do të jetë Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi-FRODEM”, DEMOS, LD, MORO-RP, në numrin gjashtë do të ejtë Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), në shtatë Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, tetë Partia Liberale, nëntë VMRO-Për Maqedoni, dhjetë në fletëvotim do të jetë Lëvizja BESA dhe 11 partia politike E Majta.

Koalicionet dhe partitë nën këtonumra rendor do të paraqiten në të gjitha njësitë zgjedhore.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, BDI, koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – Blloku i tretë dhe koalicioni VMRO për Maqedoni dorëzuan lista të kandidatëve për të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore dhe për diasporën.  PDSH  shtroi lista të kandidatëve në Njësinë e Parë Zgjedhore, të Dytën, të Tretën, të Pestën dhe të Gjashtën. PPD shtroi lista të kandidatëve vetëm në Njësinë Zgjedhore 6. Partia Liberale shtroi lista të kandidatëve në Njësinë e Parë, të Dytën, të Tretën, të Katërtën dhe të Pestën. E Majta shtroi lista të kandidatëve në Njësinë e Parë, të Dytën, të Tretën, të Katërtën dhe të Pestën. Lëvizja Besa shtroi lista të kandidatëve në Njësinë Parë, të Dytën, të Pestën dhe të Gjashtën. Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” shtroi lista të kandidatëve në Njësinë e Parë, të Dytën, të Pestën dhe të Gjashtën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *