Home / Lajme / Kronika e zezë / Fjalët prekëse të portierit në spital: Po iki, shokët kanë nevojë për mua

Fjalët prekëse të portierit në spital: Po iki, shokët kanë nevojë për mua

Portieri i Chapecoense, Danilondërroi jetë në spital pasi i shpëtoi aksidentit në vendin e ngjarjes. Danilo raportohet se vdiq për shkak të një ataku kardiak, pasi bisedoi me gruan e tij. Ai sipas informacioneve te pakonfirmuara zyrtarisht ka përmendur shokët e skuadrës para se të ndahej nga jeta.

“Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për mua. Besoj se edhe atje lart ju duhet një portier”, besohet të ketë thënë Danilo.

 Portieri në fjalë Danilo ishte hero për klubin e tij. Ai në gjysmëfinalen ndaj San Lorenzos ishte vendimtar për penalltitë duke bërë që të shkruhej historia për klubin e tij dhe të sigurohej udhëtimi në finale, i cili do të ishte fatal.

Danilo kishte një jetë shumë të shëndetshme, teksa shpesh herë hidhte foton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të vogël,të cilit i mësoi dhe hapat e para në futboll.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *