Home / Lajme / Botë / Francë, trashëgimtari i një shtëpie zbulon brenda saj 100 kilogramë flori

Francë, trashëgimtari i një shtëpie zbulon brenda saj 100 kilogramë flori

Një trashëgimtar i një shtëpie në Normandi, në perëndim të Francës, zbulon për çudi 100 kilogramë flori me vlerë 3,5 milionë euro, të fshehura ngado, bëhet sot e ditur nga qendra e ankandeve të qytetit.

‘Ai kishte 5 000 monedha ari, dy pllaka 12 kilogramëshe dhe 37 lingota një kilogramëshe”, u shpreh Nicolas Fierfort, drejtues ankandi i qendrës ‘Évreux’ duke konfirmuar një informacion të medias lokale.

 ‘E gjitha e fshehur në mënyrë të përsosur, nën mobilje, nën peshqirë, në tualet’, saktësoi Fierfort.

Gjithashtu, në ambalazhin e një shisheje uiski apo një kutie prej kallaji e fshehur nën një mobilje.

Duke u zhvendosur në shtëpinë e re, trashëgimtari ka gjetur ndërkohë një thesar të vërtetë.

Floriri ishte blerë në mënyrë të ligjshme në vitet 1950 dhe 1960.

Të gjitha certifikatat e autenticitetit janë gjetur.

Edhe shërbimi francez i tatimeve mund të jetë përfitues i madh në këtë çështje me të drejta të taksimit mbi pasurinë deri në 45 për qind.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *