Home / Lajme / Funksionari i BDI-së kalon në rradhët e Opozitës së Bashkuar

Funksionari i BDI-së kalon në rradhët e Opozitës së Bashkuar

Një foto që është publikuar në rrjete sociale ku mund të shihen shokët e luftës Zulfi Adili – komandant Qufa, Rashid Bardhi – komandant Rusi dhe shokë të tjerë të luftës, por këtë radhë të “përforcuar” me nënkryetarin e LRPDSH-së Agon Ferati, shkruan Fakte.

Fotografisë i është bashkangjitur teksti “Mesazh nga shokët e luftës : E fillojmë ku e kemi lanë.P.S në foto Qufa,Rashid Bardhi (Rusi) bashkë me shokët…”.

Në foto shifet ( me kollare ) se Opozitës i është bashkuar edhe Vullnet Murseli një funksionar lokal i BDI-së nga Tetova përndryshe këshilltar i lartë në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, shkruan Shqipmedia.

Vullnet Murseli së bashku me ish-ministrin e ekonomisë në vitin 2008 larguan nga puna respektivisht Drejtoria e të Ardhurave Publike disa shqiptarë nga Tetova. Funksionar si ky nuk do i shërbeje Opozitës.

Ndryshe, tanimë është nënshkruar marrëveshje koalicioni mes partive shqiptare parlamentare UNITETI dhe ato jashtparlamentare LRPDSH dhe RDK, koalicion ky që pretendon të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme të caktuara për 11 dhjetor.

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *