Home / Kryesoret / Georgievski dhe Boshkovski front kundër tandemit Gruevski – Mijallkov (FOTO)

Georgievski dhe Boshkovski front kundër tandemit Gruevski – Mijallkov (FOTO)

VMRO për Maqedoninë do të jetë koalicioni i radhës që do të konkurrojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në bllokun maqedonas. Ky koalicion u nënshkrua sot nga VMRO-Popullore e Lubço Georgievskit, nga partia “Të bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit dhe “Dinjiteti” i Stojanço Angellovit. Pas nënshkrimit,prijësi i koalicionit, kryetari i VMRO Popullores Lupço Georgievski, tha se në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur më tepër nevojë se tani që të ketë një opsion të tretë politik.
“Asnjëherë në Maqedoni nuk ka qënë momenti më serioz për një opsion të tretë, VMRO është ideja e tretë autoktone dhe i ftojmë të gjithë të dëshpëruarit nga VMRO-DPMNE, nga qendra, por edhe e majta, nëqoftëse shohin ide të mirë tek ne të na bashkëngjiten”, ka deklaruar Lupço Georgievski, VMRO-Popullore.

Angellov deklaroi se u bashkua kundër VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit me dy miqtë e tij që i ka përjetuar edhe momentet më të vështira të Maqedonisë.

 “Thellë në vete edhe krahas të gjitha kontraversiteteve, besoj se bashkë me to, me kryeministrin dhe ministrin tim të vitit 2001 do ta rrëzojmë regjimin e Nikolla Gruevskit”, tha Stojanço Angellov, Dinjiiteti.

Lube Boshkovski tha se me VMRO-DPMNE-në Maqedonia është më e rrezikuar se kurdoqoftë.

“Shumë do të pyeten pse nevojitet tani opsioni i tretë? Vallë Maqedonia nuk është e kërcënuar tani, vallë të drejtat dhe liritë e njeriut nnuk janë të rrezikuara, vallë nuk janë rrezikuar parimet thelbësore të VMRO-së, para interesave personale. Andaj është e nevojshme e reja “VMRO për Maqedoninë”, deklaroi Lube Boshkovski, të bashkuar për Maqedoninë.

Në lidhje me garën në zgjedhje, nga koalicioni “VMRO për Maqedoninë” thanë se janë duke punuar edhe në përpilimin e listave zgjedhore të cilat së shpejti do ti bëjnë publike.

6dd81d9fc40c9f4ab0a5422daad49f3e f432c0b846fd6f4ab3760ecb6714d328

lupco

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *