Home / Kuriozitete / Gjen në rrugë një unazë 70 mijë euro dhe shikoni çfarë bën

Gjen në rrugë një unazë 70 mijë euro dhe shikoni çfarë bën

Andy, 31 vjeç, gjen jashtë lokalit ku kishte darkuar një unazë të çmuar prej më shumë se 70 mijë eurosh, por vendos të bëjë gjënë e duhur, të paktën sipas asaj që ka menduar ai.

Ngjarja ka ndodhur në Londër. Ashtu siç shkruan “Mail Online”, djali ka lëshuar një fushatë në profilin e tij në “Facebook” për të gjetur pronaren e objektit me vlerë.

Apeli social, ka pasur një fund të ëmbël, me historinë që u mbyll ashtu siç duhej. E zonja e unazës është një zonjë, e cila ka dëshmuar se xhevahiri i çmuar i përkiste asaj, duke treguar madje edhe dokumentin e siguracionit.

“Gjyshja është shumë e lumtur”, – pohon Andy, i lumtur që ka çuar deri në fund një punë shumë të mirë. “Dikur edhe unë kam humbur celularin dhe e gjeta përmes rrjeteve sociale. Nëse bën mirë, të kthehet gjithnjë në të njëjtën monedhë”, – thekson djaloshi.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *