Home / Kuriozitete / Gjendet në eBay për 10 paund, makineria sekrete e dëshifrimit që përdorej nga Hitleri

Gjendet në eBay për 10 paund, makineria sekrete e dëshifrimit që përdorej nga Hitleri

Ebay sot për sot është një ndër “tregjet” më të mëdha në botë.

Aty mund të gjesh gjëra nga më të mahnitshmet, si dhe është një ndër vendet më fitim prurëse për ata që sheshin, dhe blejnë.

Një punëtor vullnetar muzeu, teksa po hidhte një sy në eBay pa fotografinë e asaj që duhej si një teleshkrues i vjetër.

Pajisja e vjetër ishte një makinë shkrimi e përdorur nga Hitleridhe Komanda e Lartë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhë më e çuditshmja është se ajo shitej për 10 paund. I lumtur për zbulimin e tij, punëtori vullnetar i muzeut e bleu atë dhe e vendosi në një vend të sigurt brenda National Museum of Computing, i cili mirëpret të gjitha pajisjet e ndryshme të deshifrimit dhe reliket e vjetra të Luftës së Dytë Botërore.

Teleprinteri i blerë në eBay rezultoi të ishte pjesë e një prej makinave shkruese Lorenz, të cilat janë përdorur nga Komanda e Lartë Gjermane si dhe Hitleri për të komunikuar me gjeneralët e tij të lartë.

Ata shërbenin për shkëmbimin e mesazheve të fshehta dhe dërgimin e mesazheve të klasifikuara të cilat besoheshin se ishin kodet e pathyeshme të këtyre makinerive./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *