Home / Kuriozitete / Gjendet vajza e zhdukur në 2010, e pabesueshme çfarë deklaron në Polici

Gjendet vajza e zhdukur në 2010, e pabesueshme çfarë deklaron në Polici

Një vajzë që rezultonte e zhdukur prej më shumë se 6 vjetësh, është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, por nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi.

Vajza që aktualisht është 21 vjeçe, ishte denoncuar e humbur nga familjarët në maj 2010. Ajo është Fationa K. dhe ishte vetëm 15 vjeçe kur ishte larguarnga shtëpia dhe askush nuk mundi të lidhej me të. Prindërit patën dyshime se vajza edhe mund të ishte trafikuar për qëllime prostitucioni ndaj dhe bëri denoncimin në Komisariatin nr.4 rreth 6 vite më parë.

Mbrëmjen e së mërkurës, vajza u arrit të gjendjen dhe pse karakteristikat fizike kishin ndryshuar shumë në krahasim me 6 vite më parë.

Ajo u konstatua duke pirë kafe në një lokal në Rrugën e Dibrës dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje në komisariat ku shpjegoi arsyet e largimit nga shtëpia duke thënë se kishte ikur me dëshirë dhe nuk donte të kthehej. Policia lajmëroi familjen e saj që u paraqit në rajon menjëherë.

Vajza ka mohuar pretendimet e familjes së shfrytëzohej për prostitucion. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Panorama se janë kryer të gjitha verifikimet e mundshme. Nuk është konstatuar që ajo gjatë këtyre 6 viteve të jetë larguar nga Shqipëria. Të paktën legalisht, emri I saj nuk figuron si person që ka kaluar kufirin.

Vajza ka pretenduar se prindërit e pengonin që të ajo të dilte dhe të jetonte njësoj si shoqet e saj madje herë pas here ushtronin edhe dhunë psikologjike ndaj saj. Për këtë arsye ajo thotë se ishte larguar me dëshirë dhe kishte vendosur që të mos fliste më me familjarët e saj. Ajo ka treguar se fillimisht ka qëndruar tek një shoqe më pa ka filluar punë dhe ka jetuar vetëm në një shtëpi me qira. Ndërsa së fundmi pretendon se ka krijuar lidhje me një djalë dhe bashkëjeton me të. Ndërsa këmbëngul që nuk do të kthehet më tek familjarët e saj, me të cilët nuk ka pranuar as të ballafaqohet në komisariat./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *