Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja në vend aspak e favorshme për shqiptarët,politikanët mendojnë vetëm për vete

Gjendja në vend aspak e favorshme për shqiptarët,politikanët mendojnë vetëm për vete

Njohësit e çështjeve politikeMaqedoni, thonë se gjendja në vend nuk është aspak e favorshme për shqiptarët, duke kritikuar dy subjektet politikeshqiptare opozitare.

Sipas tyre, përgjatë këtyre 14 viteve, këto të fundit nuk kanë arritur ta përfaqësojnë popullin shqiptarMaqedoni.

 Flamur Hyseni, ekspert ligjor dhe njohës i zhvillimeve politike nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike në Kosovë thotë për “Zhurnal” se një situatë e ngjashme me partitë politikeMaqedoni, qëndron edhe në Kosovë e Shqipëri.

“Partitë politike shqiptareMaqedoni kanë zgjedhë rrugën e të qenurit opozitë e njëra-tjetrës, në vend që të zgjedhin rrugën e të qenurit opozitë institucionale dhe konstruktive në të mirë të zhvillimit të shtetit pjesë politike e të cilit janë.

Pikërisht për këtë kanë humbur edhe shumë shanca në ushtrimin e funksioneve kryesore shtetërore nga shqiptarët, si të presidentit, kryeministrit apo kryetarit të kuvendit”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike nga Kosova, Arbër Geci, ka thënë se klasa politike shqiptare e përçarë në Maqedoni e defaktorizon faktorin shqiptar në këtë vend.

“Kjo klasë politike e ka dëshmuar në vazhdimësi që janë të gatshëm për çfarëdo kompromisi me palën maqedonase, por asnjëherë nuk kanë gjetur forcë për kompromise brenda shqiptare, në mënyrë që të bashkuar të paraqesin më shumë forcë përballë çfarëdo koalicioni me partitë maqedonase”,thotë Geci.

Sipas tij ka shumë arsye për përçarjet në mes të partive shqiptareMaqedoni, por sipas tij arsyeja kryesore është se liderët politik shqiptar nuk kanë arritur asnjëherë të dalin mbi interesat personale apo partiake, si pasojë e kanë pësuar vetë qytetarët shqiptar që jetojnë në këtë shtet.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni janë afër dhe kjo është mundësia më e mirë e spektrit politik shqiptar që me votat e besimin e qytetarëve të përfaqësojnë edhe interesat e këtyre të fundit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *