Home / Kuriozitete / Gjyshja 80-vjeçare konkuron ende në body-building

Gjyshja 80-vjeçare konkuron ende në body-building

Nuk ndodh shpesh të gjesh njerëz të të frymëzojnë!

 Askush nuk ka dyshime që, kjo gjyshe që sapo ka mbushur 80 vjeç, është një prej tyre! Ernestine Shepherd, është femra më e moshuar në botë, që vazhdon të marrë pjesë në konkurset e ‘Body Building’. Fakti më i pabesueshëm rreth saj është që as nuk e kishte idenë për këtë sport, deri në moshën 50-vjeçare. Cilat janë sekretet e saj?

Le t’i marrim me radhë: 

1. Ernestine zgjohet çdo mëngjes në orën 2.30 a.m (pa vënë kurrë alarmin e orës)
2. Pas zgjimit lexon lutjet dhe më pas përgatit mëngjesin
3. Dhjetë të bardha veze me pak ujë dhe disa arra; ky është mëngjesi i saj, prej vitesh
4. Këndon të njëjtën këngë çdo mëngjes
5. Ernestine bën rreth 10 km vrap në ditë

Gjithçka nisi fare rastësisht! Si pjesa më e madhe e njerëzve nëpër botë, edhe ajo e kalonte kohën e lirë duke mos bërë asgjë. Një ditë, e motra i propozoi të bënin disa ushtrime që u shtuan me kalimin e kohës! Pas garës së parë nuk priste asnjë rezultat por shumë shpejt menaxheri telefoni të shkonin më larg se aq dhe, prej asaj kohe, 80-vjeçarja është bërë një sportiste profesioniste; frymëzimi i shumë njerëzve sot, nëpër botë!

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *