Home / Kuriozitete / Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë

Pronarja e një salloni bukurie në pension, po tenton të kapë një rekord botëror: Të ketë thonjtë më të gjatë në botë.

Ndaj Yani Williams, prej afro dy dekada e gjysmë po tregon një kujdes të veçantë për thonjtë e saj.

Gruaja nga Houston, SHBA, nisi rritjen e thonjve kur Bill Clinton u shfaq për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Pas 23 vitesh, gjatësia e thonjve, është për rekord botëror.

Secili nga thonjtë e saj varion nga 55-66 centimetra.

Williams ka qenë protagoniste e shumë revistave pikërisht për gjatësinë e thonjve, por ajo thotë se, “Thonjtë e mi nuk më përkufizojnë”.

Ajo thotë se në këtë mënyrë  dëshiron t’u tregojë njerëzve që janë viktima të bullizmit për shkak të pamjes së tyre, që të jesh ndryshe është vlerë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *