Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski me qëndrim të prerë: “Gjuha shqipe nuk do jetë asnjëherë zyrtare”
Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski, leader of the ruling conservative VMRO-DPMNE party, greets supporters prior to his speech during an electoral rally in Skopje on May 29, 2011, ahead of June 5th early Parliamentary elections., Image: 94827171, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AFP

Gruevski me qëndrim të prerë: “Gjuha shqipe nuk do jetë asnjëherë zyrtare”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vazhduar me retorikë nacionaliste në fushatë zgjedhore duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev i cili publikisht në opinion ka deklaruar se do të shqyrton mundësinë gjuhën shqipe ta bëjë zyrtare në tërë territorin.

”Atë që e thotë Zaev për modelin zvicran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, tha mes tjerash Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *