Home / Shëndeti / Hani fasule çdo ditë parandalonë disa lloje kanceri.

Hani fasule çdo ditë parandalonë disa lloje kanceri.

Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane, dhe atë domenikane.

U prezantuan në Europë në shekullin e 15-të nga spanjollët.

Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv

Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Gjithashtu lexo

Çuditen edhe vetë farmacistët: Ky krem me produkte shtëpie fshin përgjithmonë rrudhat

Shumë prej nesh luftojnë me rrudhat dhe kjo është arsyeja pse ne kemi arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *