Home / Shëndeti / Hapat për të bërë një gjumë të qetë, që të jeni të shëndetshëm e vitalë

Hapat për të bërë një gjumë të qetë, që të jeni të shëndetshëm e vitalë

Për shumë nga ne, zgjimi në mëngjes mund të jetë mjaft i mundimshëm. Për disa të tjerë, zgjimi herët, është thjesht rutinë e përditshme. Disa mund të zgjohen pa problem, disa të tjerë, kur bie alarmi, thjesht e vendosin atë 10 minuta më vonë vetëm për të fjetur edhe pak më shumë .

Craig Ballantyne, një nga trajnerët më të njohur të fitnesit në Shtetet e Bashkuara, tregon formulën ideale “10-3-2-1-0”, për një gjumë të mirë gjatë natës dhe një zgjim të lehtë në mëngjes.

10 ORË PËRPARA GJUMIT : 10 orë i duhen gjakut për t’u pastruar nga stimuluesit me kafeinë. Nëse doni të flini herët në mbrëmje, eleminoni çajin e zi, kokakon, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër që përmban kafeinë.

3 ORË PËRPARA GJUMIT Përpiquni të mos konsumoni, asnjë lloj ushqimi apo alkooli nëse ju kanë mbetur vetëm 3 orë përpara se të flini gjumë. Trupi juaj edhe kur ju jeni duke parë një film përdor një sasi të madhe energjie, pra është në lëvizje edhe pse ju jeni duke qëndruar përpara televizorit. Konsumimi I ushqimit përpara se të bini në gjumë, bënë që trupi juaj të punojë edhe gjatë kohës që ju flini, kështu kur të zgjoheni në mëngjes do të ndiheni tepër të lodhur.

2 ORË PËRPARA GJUMIT Ndaloni rreptësisht, çdo lloj aktiviteti përpara gjumit, saktësisht dy orë përpara.

1 ORË PËRPARA GJUMIT Hiqini të gjitha pajisjet teknologjike.Një orë truri juaj duhet të qetsohet nga valët elekromagnetike që sjell kompjuteri apo celulari juaj.

0 MINUTA PAS ALARMIT TUAJ Sapo të bjeri alarmi juaj, ngrihuni menjëherë nga krevati. Mos u tundoni ta vendosni alarmin 10 minuta më vonë. Ky veprim vetëm sa do ua bëjë më të mundimshëm zgjimin në mëngjes.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *