Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 18.11.2016

Horoskopi ditor – 18.11.2016

Dashi

Dite mjaft dinamike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete interesant dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment nga ai qe keni ne krah. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe jeta do ju ndryshoje me pare nga sa e kishin menduar. Me shpenzimet duhet te tregoheni ende te matur sepse situata mund t’iu ndryshoje sa hap e mbyll sytë.

Demi

Nuk do jeni aspak tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te krijoje here pas here probleme. Po nuk ndryshuat sjellje ka rrezik te shkoni ne ndarje. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por për asnjë moment nuk do mbeten vetëm dhe nuk do mërziten. Miqtë do i kenë pranë. Financat do mbeten ende te njëjta. Kujdes me shpenzimet.

Binjaket

Do jeni sharmante dhe sensuale sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme dhe emocionet nuk do shterojnë për asnjë çast. Beqaret gjithashtu do jene me shume fat ne dashuri dhe shume gjera kane për t’iu ndryshuar. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse tregoheni me te kursyer me shpenzimet gjendja ka për t’u përmirësuar akoma me tepër.

Gaforrja

Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe me e keqja do jete se do kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Ky do jete një gabim i madh qe do sjelle pasoja. Beqaret do bien ne dashuri me një mik te vjetër, por do jene druajtje t’ia thonë. Buxheti nuk do jete i keq. Do dini si ta menaxhoni ne çdo moment situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Luani

Do jeni me te hapur ndaj risive ju te dashuruarit dhe se bashku me partnerin mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht. Financat do fillojnë dalëngadalë te stabilizohen kështu qe nuk duhet te shqetësoheni për asgjë.

Virgjeresha

Për pjesën me te madhe te çifteve, jeta juaj ne çift ka për te qene e mire sot. Do jeni te dy palët te qete dhe te kuptueshëm ne çdo moment. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse disa mund t’i lëndojnë pamase. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment dhe situata do mbetet e njëjtë. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor.

Peshorja

Dielli dhe Marsi do bëhen bashke gjate kësaj dite duke krijuar një klime shume te ngrohte për jetën tuaj ne çift. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi si kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret duhet te reflektojnë me shume kujdes para se te hedhin hapa edhe pse ne fakt mundësitë sot duket te jene te mira. Financat do vazhdojnë te mbeten te njëjta edhe sot.

Akrepi

Bashkëpunimi i Marsit me Venusin do bëjnë qe klima ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet tej mase sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi emocionet do jene me te forta. Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar gjendja do jete e mire, kështu qe mund te kryeni edhe transaksione apo investime me vlere.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje sot keni për te kaluar një dite mjaft te qete. Nuk do keni aspak probleme me partnerin tuaj, përkundrazi mund t’iu vini kapak edhe atyre te mëparshmeve. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te marrin vendime. Ne planin financiar do keni pak vështirësi, por me përkujdes dhe maturi çdo gjë do e kaloni shpejt.

Bricjapi

Nëse nuk doni qe rutina ta shkatërrojë lidhjen tuaj me partnerin duhet patjetër t’i shtoni dozat e imagjinatës gjate kësaj dite. Dilni, argëtohuni dhe surprizojeni sa te mundeni njeri-tjetrin. Beqaret do dine si ta joshin personin qe pëlqejnë dhe shume shpejt do e ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te kryeni edhe disa shpenzime me shume.

Ujori

Do ia shprehni me tepër ndjenjat njeri-tjetrit sot dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene fantastike. Asgjë e keqe nuk do ndodhe mes jush. Beqaret duhet te reflektojnë disa hare para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos lëndohen. Buxheti do jete i qëndrueshëm pasi ju do kujdeseni për çdo gjë ne çdo moment. Vazhdoni kështu dhe do e shihni qe gjithçka do ndryshoje.

Peshqit

Priten mosmarrëveshje te njëpasnjëshme sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe ne çdo moment do doni te dale e juaja. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Perspektivat financiare duken te jashtëzakonshme. Përfitoni për te hequr para mënjanë qe te siguroni fort edhe te ardhmen.

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *