Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 22.11.2016

Horoskopi ditor – 22.11.2016

Dashi

Nëse kohet e fundit partneri iu ka kritikuar për mungese entuziazmi dhe dinamizmi, sot ai nuk do mundet dot ta beje. Atmosfera ne jetën ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Marsi dhe do jene plot sharm dhe humor. Do tërheqin pas vetes shume persona dhe ne fund do bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave ka për te qene i favorizuar.

Demi

Dite e bukur dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mosmarrëveshjet e se shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite goxha te ndërlikuar dhe nuk do e kenë aspak mendjen te kërkojnë dashurinë. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te mateni disa here para se te shpenzoni.

Binjaket

Sot do ketë ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Do flisni gjere e gjate me partnerin tuaj për te kaluarën dhe për te ardhmen. Ne fund te ditës do merrni edhe vendime. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ja qe yjet do ua servirin ne pjate te argjendte. Buxheti do jete mjaft i favorizuar. Do i kryeni pa frike shpenzimet dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Gaforrja

Dite e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje, përkundrazi do merreni vesh edhe me mire me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë ende nevoje për kohe për te menduar për ndryshime te statusit, prandaj do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka rrezik te ketë goxha vështirësi. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Vazhdoni t’i shprehni edhe ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ende nuk ka ardhur koha e ndryshimeve t mëdha. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos lindin probleme.

Virgjeresha

Dita e sotme do filloje e qete për ata qe janë ne një lidhje, por pas mesditës gjithçka do ndryshoje. Do arrini t’i shprehni edhe me tepër ndjenjat tuaja dhe emocionet do shtohen. Beqaret do kenë vetëm disa takime interesante, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni një dite me shume fat. Buxheti do përmirësohet aq shume saqë do ju duket vërtet e çuditshme.

Peshorja

Sot duhet te përgatiteni për një dite te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme dhe ne çdo çast do përjetoni emocione te forta. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë te pamundurën për ta bëjnë për vete. Rezultati do jete i dëshiruari. Buxheti do jete me i mire për artistet, piktoret, aktoret. Te tjerët duhet te tregohen te kujdesshëm.

Akrepi

Ka rrezik te takoni persona interesante sot dhe mund te mos i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Kjo mund te ndeze debate dhe konflikte te njëpasnjëshme. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe për asgjë te mos nxitohen. Do vije edhe momenti i tyre. Me shpenzimet do jeni me te kujdesshëm kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme ne çdo moment.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje, sot do kaloni një dite te mbushur me çaste te lumtura. Kënaqësitë do jete vërtet te forta dhe do ju bëjnë ta dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar lidhje prandaj do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Për financat nuk ka për te qene një dite e mire. Mundohuni qe ne çdo moment te tregoheni te matur me shpenzimet.

Bricjapi

Dite shume e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe problemeve te se shkuarës do iu vini njëherë e mire kapak. Beqaret do i shprehin pafund ndjenjat e tyre edhe sikur ta dine se nuk do arrijnë atë qe duan. Për financat do jete një dite goxha e ndërlikuar. Kujdes me çdo shpenzim.

Ujori

Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme sot. Mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do jene me te privilegjuarit nga te gjithë. Ata do kenë takime interesante qe ne mëngjes dhe pas mesditës do mendojnë te hedhin edhe disa hapa. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume.

Peshqit

Ata qe janë ne një lidhje duhet te gjejnë mënyra nga me te ndryshmet për ta bere atmosferën edhe me emocionuese. Rutina do jete tejet shkatërruese. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ndryshoje rrënjësisht. As nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjerat do ndryshonin kaq papritur. Buxheti për fat te mire do vazhdoje te mbetet i qëndrueshëm.

 

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *